Bota

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA-së pro projektligjit për ndalimin e TikTok

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka miratuar me shumicë votash ligjin që i hap rrugën ndalimit të mundshëm të përdorimit të rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Me votimin e sotëm kompanisë kineze “ByteDance” i është caktuar një afat pesë mujor, që të përgatisë shitjen e platformës, ose në të kundërt përdorimi i TikTok do të ndalohet në gjithë territorin amerikan.

Projektligjit të miratuar sot do t’i duhet të kalojë në Senat, ku disa senatorë janë treguar të gatshëm për ta kaluar me shpejtësi.



/tiranapost