ShowBizzz

Dhuna në botë/ Selena Gomez merr vendimin e rëndësishëm

Aktorja dhe këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez ka njoftuar se për shkak të dhunës dhe terrorit që po bëhet në botë, do të largohet nga rrjetet sociale.

Ajo shkroi se ndihet e tmerruar nga titujt e lajmeve nga e gjithë bota dhe se do të pushoj nga rrjetet për një kohë.

‘Dua të bëj një pushim nga mediat sociale sepse zemra më thyhet kur shoh gjithë tmerrin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë. Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt tjetër i urrejtjes ndaj çdo grupi është i tmerrshëm”, ka shkruar ajo.

TS Poll - Loading poll ...

“Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit, veçanërisht fëmijët dhe të ndalojmë dhunën”.

Selena duket se po i referohet luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit dhe raportohet se mijëra palestinezë dhe izraelitë janë vrarë në konflikt që nga fillimi i tetorit.

Sipas ‘Save the Children’, më shumë se 3,257 fëmijë janë vrarë në tre javët që nga shpërthimi i luftimeve më 7 tetor.