Lajme

Dhunë në familje në Prishtinë – djali shtyn babanë, i dyshuari ndalohet me vendim të Prokurorit

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 19 dhjetor 2025 në rrugën “Marie Shllaku” në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.

Gazeta Sinjali mëson se rreth orës 13:00, ankuesi R.I., rreth 73-vjeçar ka raportuar në polici se ndaj tij ka ushtruar dhunë djali i tij, S.I., rreth 46-vjeçar. Sipas deklarimit të viktimës, fillimisht mes tyre kishte ndodhur një mosmarrëveshje verbale, e cila më pas kishte eskaluar në dhunë fizike.

Moneytizer Paragrafi 2

I dyshuari dyshohet se e ka shtyrë me duar babanë e tij, me ç’rast viktima është rrëzuar në tokë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet si “Dhunë në familje”, si dhe ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit.

Moneytizer Paragrafi 4

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.



ks