Lajme

Dhunimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, policia malazeze: Janë identifikuar 3 autorët

Tre të rinjtë shqiptarë janë dhunuar barbarisht në Mal të Zi nga një grup perj 6-7 personash duke pësuar lëndime të shumta në trup.

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë dhunuar barbarisht në Malin e Zi nga një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia malazeze ka identifikuar tre autorët e dyshuar, të cilët dhunuan tre shtetasit shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës.

I riu i dhunuar
I riu i dhunuar

 

I riu i dhunuar
I riu i dhunuar

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Herceg Novi rreth orës 14 të së shtunës (6 janar).

Sipas të dhënave 3 shqiptarët ishin nisur për në Gjermani me një mjet me targa gjermane, por befas janë sulmuar nga grupi i personave që goditën fillimisht automjetin dhe më pas sulmuan fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.

Policia në Malin e Zi bën me dije se janë identifikuar tre persona të dyshuar se kanë sulmuar shtetasit shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës dhe thotë se shkak për sherrin është bërë një konflikt që kanë pasur gjatë kohës që kanë qenë në trafik.

“Në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë në Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës në Malin e Zi ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur”, shkruajnë mediet malazeze.

“Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një situate në komunikim në trafik”. Megjithatë ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @newsbomb_albania

LEXO EDHE: 8 persona me uniformë ushtarake dhunojnë shqiptarët në Malin e Zi

LEXO EDHE: U rrahën se folën shqip, serbët “lajnë” në gjak tre të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi

LEXO EDHE: Dhunimi i tre të rinjve, reagon ministri malazez: Ngjarja po hetohet,djemtë janë mirë

LEXO EDHE: Policia shqiptare tregon si ndodhi sulmi ndaj tre të rinjve: U goditën befasisht

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo