Lajme

Dhunoi dhe abuzoi seksualisht vajzën e tij, shqiptari dënohet me 20 vjet burgim në Francë

Një kosovar rreth të pesëdhjetave është dënuar me 20 vjet burgim për dhunimin e vajzës së vet në Francë, raporton “Actu.fr”, përcjell albinfo.ch.

Vendimi i Gjykatës së Meuse Assize vendosi në favor të vajzës që ishte viktimë e incestit nga babai i saj për një dekadë.

Sipas Gjykatës, babai filloi të abuzonte me vajzën e tij që kur ajo ishte 13 vjeç.

Ai vazhdoi abuzimin midis viteve 2010 dhe 2020.

Krahas dhunës seksuale, vajza ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kërcënimeve me vdekje.

“Një tiran shtëpiak, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babanë e viktimës.

Kosovari mohoi të gjitha akuzat.

Përveç dënimit me burg, atij i është ndaluar hyrja në territorin francez.

Kosovari ishte dënuar në shkallë të parë me 18 vjet burgim në janar të vitit 2023.

Një gabim procedural bëri të mundur lirimin e tij më 13 shkurt. Por u arrestua sërish pas 12 ditëve. Dhe në korrik të vitit 2024, mori dënim maksimal.