ShowBizzz

Dhunoi dhe kërcënoi Arbenitën, arrstohet Fero

Ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artisik Fero.

“Sinjali” bën me dije se Fero është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Një debat ka pasur mes çiftit në banesën e tyre në Gjilan, ku pas konfliktit dyshohet se Fero ka goditur me grusht Arbenitën dhe i ka thyer dhe telefonin e saj personal dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë dhe do i marrë vajzën.

Ka qenë Arbenita që ka bërë denonimin në Polici dhe më pas reperi është arrestuar dhe shoqëruar  në polici për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë që edhe disa muaj më parë në rrjetet sociale, qarkulloi një video kun ë një video Fero tregohej u dhunshëm ndaj parteneres së tij, me të cilën ka edhe një vajzë.

Përditësim*

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, ku thuhet se reperi ka sulmuar dhe kanosur partneren e tj.

“Gjilan  11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.