Lajme

Dhunuan barbarisht 30-vjeçarin në Korçë, vetëdorëzohen 4 autorët

Një ngjarje e rëndë u shënua dy ditë më parë në Korçë, ku 4 persona dhunuan barbarisht një 30-vjeçar.

Burime për media bëjnë me dije se katër autorët e kësaj ngjarje janë vetëdorëzuar në polici. Në polici janë dorëzuar Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Gura, pasi goditën me sende të forta 30-vjeçarin, Ramadan Hasanin, i cili ndodhet në spitalin e qytetit, ku po merr kujdesin mjekësor.

Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën fillimisht, pë pas Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.

Nga kamerat e lavazhit, ku dhe ndodhi ngjarja, shihen momentet ku 4 autorët vrapojnë për të kapur 30-vjeçarin. Më pas me shkopa dhe leva hekuri ata e godasin atë brenda ambienteve të servisit.

Pavarësisht se aty ndodhen disa burra, askush prej tyre nuk ndërhyn që t’ i ndalojë këta shtetas.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo