Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, BE i vazhdon mandatin Sørensenit deri në 2028

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të zgjasë mandatin e Peter Sørensenit, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028. Ai u emërua për herë të parë në janar 2025 dhe ka luajtur një rol kyç në avancimin e dialogut.

“Përfaqësuesit Specialë të BE-së promovojnë politikën dhe interesat e Bashkimit Evropian në rajone dhe çështje specifike, duke luajtur një rol aktiv në konsolidimin e reformave, stabilitetit dhe sundimit të ligjit.

Aktualisht, 11 Përfaqësues Special të BE-së mbështesin punën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Kajsa Ollongren, Përfaqësuese Speciale për të Drejtat e Njeriut, do të vazhdojë mandatin e saj për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028. Ajo u emërua në qershor 2025.

Të Ngjashme