Lajme

Dibran Hoxha del në mbrojtje të Glaukut: Po manipulohet deklarata

Analisti Dibran Hoxha ka reaguar ndaj debatit të fundit mes Glauk Konjufca dhe opozitës, duke thënë se deklarata e tij po interpretohet me “prerje e shtrembërime”.

Sipas Hoxhës, konteksti i plotë i bisedës kishte të bënte me betejën elektorale dhe jo me profesionin e frizerit/frizerkës, të cilin ai e quajti “shumë të respektuar”. Ai theksoi se Konjufca vetëm e ka vazhduar diskutimin në frymën e pyetjes së parashtruar.

Postimi i plotë:

E vërteta është e tëra, saktësisht qysh po thotë Glauku, jo me prerje e shtrembërime.

Hajde ta shohim të vërtetën e plotë.

Personi që po i drejtohet me pyetje Glaukut po i thotë: Na me të 7-tin i pensionojmë ata (opozitën), me të 8-tin ni lokal e gjejmë në qytet me çel ni sallon ondulimi për frizerkat që i pensionojmë.

Pra, Glauku duke e ditë që konotacioni i pyetjes ishte për betejën elektorale dhe jo për profesionin (shumë të respektum në bindjen tem) të frizerit/frizerkës, ai nuk po i thotë të lutem të kemi kujdes me cilësimet, por pe vazhdon diskutimin: ” eh kur jemi te frizerkat…”

Të Ngjashme