ShowBizzz

Dick Van Dyke feston 100-vjetorin e lindjes

Aktori legjendar amerikan Dick Van Dyke feston 100-vjetorin e lindjes, duke u shndërruar në një nga figurat më të rralla të Hollywood-it që ka përshkuar një shekull pa humbur sharmin dhe energjinë që e bënë të famshëm.

I njohur për rolet ikonike në Mary Poppins, The Dick Van Dyke Show dhe Chitty Chitty Bang Bang, ai është dalluar gjithmonë për lëvizjet e tij elastike dhe humorin që krikët e kanë cilësuar të papërsëritshëm.

I lindur në Illinois dhe rritur në kushte modeste, Van Dyke e mësoi zanatin e tij duke parë filma dhe duke performuar për trupat amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai u bë yll ndërkombëtar në të 40-at, por ruajti gjithmonë një shpirt rinor dhe rebel.

Megjithëse shmangu rolet e errëta dhe u identifikua si figurë “e shëndetshme” për publikun familjar, jeta e tij nuk ishte e lehtë, përfshirë një luftë të gjatë me alkolin.

Edhe në vitet e fundit, Van Dyke ka mbetur aktiv nga pjesëmarrja në emisione televizive, te angazhimi politik dhe shkrimi i një libri mbi jetëgjatësinë.

Ai ia atribuon jetën e gjatë gjenetikës së mirë, miqësive të forta dhe një qëndrimi pozitiv ndaj jetës.

Të Ngjashme