Stina e verës shoqërohet për shumë njerëz me mungesë të oreksit, probleme të tretjes apo vështirësi në përzgjedhjen e ushqimeve për të konsumuar.
Më poshtë ju sjellim atë që do të ishte një dietë ideale për këtë stinë të nxehtë.
Mëngjesi
Lëng frutash, lëng portokalli është i preferueshëm për shkak të vitaminës c, por mund të jetë edhe qumësht, që mund të shoqërohet me drithëra. Në mëngjes mund të përzgjidhen edhe ushqime të tjera, si ndonjë proshutë krudo, që ka pak yndyrrë dhe është e lehtë dhe e tretshme për organizmin.
Dreka
Mund të jetë mish, ndonëse mishi i kuq nuk sugjerohet më shumë se një herë në javë në këtë stinë. Dreka më e mirë është ajo me peshk, fileto pule, tavë me perime dhe gjithmonë e shoqëruar me një sallatë të stinës sipas dëshirës. Duhet bërë kujdes me sasinë e yndyrrës, edhe pse vaji i ullirit është shumë i mirë dhe i rekomandueshëm në përgjithësi.
Darka
Në përgjithësi duhet të jetë diçka e lehtë që konsumohet 3-4 orë përpara se të flemë, përpara se organizmi të ketë kohë ta tresë ushqimin. Mund të jetë një krep, një sallatë me ton apo një kos me fruta, por nuk duhen përdorur koset e gatshme që kanë shumë sheqer. E rekomandueshme është që kosi me fruta të bëhet vetë.