Ndërsa vera afrohet, shumë prej nesh përballen me sfidën për të humbur kilogramët e tepërt. Në këtë periudhë, kërkimi për metoda efikase dhe të shpejta për dobësim është më i fortë se kurrë.
Një nga dietat që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje është ajo me vezë të ziera – një regjim i thjeshtë, ekonomik dhe shumë efektiv. Kjo dietë ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, djegien e yndyrnave dhe ruajtjen e peshës së re për më gjatë.
Veza e zier është një burim i pasur proteinash dhe ndikon drejtpërdrejt në ndjenjën e ngopjes. E kombinuar me perime, fruta dhe konsum të lartë të ujit – deri në 8 gota në ditë – dieta mund të japë rezultate të dukshme brenda dy javësh.
Java e parë
• E Hëna
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Dy feta bukë integrale dhe frutat që dëshironi.
Darkë: Një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.
• E Marta
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Një fileto pule dhe sallatë me perime të gjelbra.
Darkë: Dy vezë të ziera, një portokall dhe sallatë me perime.
• E Mërkura
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Një domate, një fetë bukë integrale dhe djathë pa yndyrë.
Darkë: Një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.
• E Enjte
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Fruta.
Darkë: Fileto pule dhe sallatë e plotë me perime të freskëta.
• E Premte
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Dy vezë të ziera dhe perime të gatuara në avull.
Darkë: Peshk në skarë dhe sallatë.
• E Shtuna
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Fruta.
Darkë: Fileto pule dhe perime të gatuara në avull.
• E Diela
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Fileto pule, sallatë me domate dhe perime të ziera.
Darkë: Perime të gatuara në avull.
Java e dytë
• E Hëna
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Fileto pule dhe sallatë.
Darkë: Dy vezë, sallatë dhe një portokall.
• E Marta
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Dy vezë dhe perime të gatuara në avull.
Darkë: Peshk dhe pak sallatë.
• E Mërkura
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Fileto pule dhe sallatë.
Darkë: Dy vezë, sallatë dhe një portokall.
• E Enjte
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Dy vezë, perime të gatuara në avull dhe djathë pa yndyrë.
Darkë: Fileto pule dhe sallatë.
• E Premte
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Sallatë me peshk ton.
Darkë: Dy vezë dhe sallatë.
• E Shtuna
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Fileto pule dhe sallatë.
Darkë: Fruta.
• E Diela
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një portokall ose qitro.
Drekë: Fileto pule dhe perime të gatuara në avull.
Darkë: Njësoj si dreka.
Së fundi, është e rëndësishme të theksohet se para se të nisni këtë apo çdo dietë tjetër, duhet të konsultoheni me mjekun ose një dietolog. Çdo organizëm reagon ndryshe dhe është jetike që çdo ndryshim në regjimin ushqimor të përshtatet me nevojat shëndetësore individuale.
