Lajme

Digjet apartamenti në Lushnjë, rrezikohen edhe hyrjet e tjera

Ditën e sotme një apartament në katin e katërt në lagjen ‘Kardi Qystri’ është përfshirë nga flakët dhe po rrezikojnë edhe hyrjet e tjera të pallatit.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në momentin e rënies së flakëve nuk kishte njeri brenda apartamentit.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.