Lajme

Digjet banesa në Shkodër, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç, në banesën e shtetasit G. M., 64 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur. Nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.