Lajme

Digjet një njësi e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen dy fëmijë

Dy fëmijë kanë pësuar lëndime pasi gjatë mbrëmjes së sotme është djegur një njësi e orëve të rrymës në një objekt në rrugën “Qamil Bala” në Prishtinë.

Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, i cili tha se fëmijët kanë marrë ndihmën e parë.

“Janë djegur disa orë të rrymës, kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve dhe e kanë parë që dy fëmijë janë lënduar, kanë pësuar djegie në duar dhe se kanë marr ndihmën e parë mjekësore. Se si ka ardh deri te rasti ende nuk kem informacione, por se ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin” tha Gashi.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.