Lajme

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Një veturë u përfshi nga zjarri mbrëmë në qendër të Gjakovës.
Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve ndërhynë menjëherë dhe shuan flakët, duke parandaluar përhapjen e zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

“Gjatë orëve të para pas mesnate, në qendër të qytetit, një veturë është përfshirë nga flakët. Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervenuar duke lokalizuar dhe shuar zjarrin në kohë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij dhe shmangies së rrezikut për qytetarët dhe pronën përreth”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme