“E di që do pendohem, por është vendimi im personal”. Kështu është shprehur aktori Albano Bogdo, teksa mori valixhen dhe iu drejtua derës kryesore për të dalë përfundimisht nga “Ferma VIP”.
Përpjekjet e fermerëve të tjerë ishin të mëdha për ta bindur që të mos largohet. Veçanërisht Dijonisi, u bë “copë” për ta mbajtur në fermë me dhunë, por aktori i bindur në vendimin e tij nuk është bindur.
“E di që do pendohem, por e kam marrë vendimin”, tha Albano.
“Nuk do dalësh, a do të zihemi. Ti nuk ke shanse të dalësh, nuk të lë unë. Mos u merr me fjalët e atij. E kam provuar vetë dhe do pendohesh kur të dalësh. Ke ndenjur 70 ditë, nuk po rri edhe 10 ditë. Duro”, i thotë Dijonisi teksa i tërheq valixhen aktorit.
“Është e drejta ime. Të lutem respekto vendimin tim. Është vendimi im personal”, thotë Albano i prerë dhe takohet me fermerët, duke u larguar përfundimisht.
Por kur të gjithë fermerët e tjerë u mërzitën me këtë vendim të aktorit, i vetmi që nuk e prishi terezinë ishte “shkaktari”, Robert Aliaj.
Ndërsa Albano po largohej, Roberti ishte i qetë në oborr, duke luajtur basketboll./vizionplus.tv
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Subscribe