ShowBizzz

Dikur e quajti provincial, Luizi shpërthen në koncert ndaj Dea Mishel! (Video)

Thuajse debatet më të forta gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli i pati me blogeren e njohur, Dea Mishel.

Dyshja shpesh debatonte ashpër me njëri-tjetrin, ku nuk mungonin edhe ofendimet.

Asokohe, duke treguar se ajo ka çdogjë, Dea iu drejtua nga ana tjetër Luizit se atë nuk e pret asgjë jashtë (reality show-t), s’ka punë, shtëpi dhe se është provincial.

Mirëpo duket se këto fjalë të blogeres, Luizi nuk i ka harruar ende dhe ka vendosur t’u përgjigjet së fundmi.

Në partin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, teksa ndodhen në skenë Luizi tha:

Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë.

Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”.