ShowBizzz

“Dikur lyente flokët si Luizi…”, Kiara ironizon hapur Ronaldon pas deklaratës në “Kepi i VIP-ave”

Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni i dytë i “Kepi i VIP-va”, ku gazetari Ronaldo Sharka thumboi prezantuesen e këtij emisioni, Kiara Titon

Ai tha se Kiara e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luiz Ejllit, duke shtuar se në fakt e meritonte ai moderimin e atij programi.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak fituesit të BBVIP, i cili postoi një video në Instagram, ku thumboi Ronaldon me fjalët, “Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle”.

Ndërsa pak minuta më parë, ka reguar edhe moderatorja Kiara Tito.

Teksa thumbon hapur Ronaldon, Kiara shkruan:

“Dikur lyente flokët si ai, sot nxjerr kokën. Koka bën, koka pëson”.