ShowBizzz

Dikur ‘vajza më e bukur në botë’, fejohet Thylane Blondeau!

24-vjeçarja, e cila u bë e famshme që në fëmijëri pasi u shfaq në kopertinën e një reviste për fëmijë në vitin 2006, ka njoftuar fejesën me partnerin e saj, aktorin francez Benjamin Attal, me të cilin është në një lidhje që nga viti 2022.

“I thashë po mikut tim më të mirë. Përgjithmonë ✨💍,” shkroi Blondeau në Instagram, duke e shoqëruar postimin me një seri fotografish të çiftit.

Shumë miq dhe kolegë reaguan menjëherë me urime në komente.

Blondeau u bë e njohur ndërkombëtarisht kur ishte vetëm 6 vjeçe, pasi revista e quajti “vajza më e bukur në botë”. Më vonë, ajo u përfshi edhe në listën me 100 fytyrat më të bukura në botë.

Sot ajo është e përfaqësuar kryesisht nga një agjenci ndërkombëtare modeli dhe është themeluese dhe drejtuese kreative e markës së kujdesit për flokët Enalyht, emër i krijuar nga mbiemri i saj i shkruar mbrapsht.

Së fundmi, modelja reagoi edhe ndaj komenteve në rrjetet sociale, ku disa përdorues spekuluan se ajo kishte bërë ndërhyrje në buzë pas paraqitjes në një sfilatë gjatë javës së modës në Paris në vitin 2025.

“Në këtë brez njerëzit bëjnë gjëra shumë herët, por unë nuk kam prekur asgjë,” shkroi ajo në Instagram Story. “Mund të shihni fotografitë e mia kur kam qenë më e vogël, asgjë nuk ka ndryshuar. Vetëm sepse përdor grim apo laps për buzët nuk do të thotë se kam bërë ndërhyrje.”

Në fund, Blondeau theksoi se njerëzit duhet të ndalojnë së shpikuri gjëra për pamjen e të tjerëve.

Të Ngjashme