Lajme

Dimal Basha sulmon opozitën: Keni qenë të koordinuar me krimin e organizuar

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, sot e ka nisur ditën duke i thënë mirëmëngjesi opozitës.

Basha në një postim në Facebook i është drejtuar “opozitës së koordinuar” duke i thënë se çka ka pasur në Kosovë “si pasojë e koordinimit të tyre”.

“Si pasojë e koordinimit tuaj në Kosovë ka pas:

-Automjete me targa të Millosheviqit,

-Rrymë të pa paguar,

-Institucione paralele,

-Postën e Serbisë,

-Dinarin e Serbisë,

-Kontrabandë,

-Rrugë ilegale,

-Barrikada, dhe

-Radojçiçin kryeministër në veri!”, ka shkruar ai.

“Këto lartë na japin me besu se më shumë keni qenë t’koordinuar me krimin e organizuar se me ndërkombëtarët!”