Ekzema, e njohur gjithashtu si dermatiti, është një gjendje e zakonshme inflamatore e lëkurës.
Ajo shpesh shoqërohet me shenja në lëkurë, skuqje apo kruarje të cilat kthehen në një problem të vërtetë për personin që i përjeton ato. Ekzema duket ndryshe për çdo person, por mund të përjetoni njolla të lëkurës së thatë me luspa, gunga të vogla të ngritura dhe kruajtje të rëndë.
Kjo mund të ndodhë në disa pjesë të vogla ose mund të përhapet gjerësisht në të gjithë trupin. Një gjendje që lidhet ngushtë edhe me kushtet atmosferike pasi lëkura është nga pjesët e para të trupit që preket nga temperaturat. Tanimë që jemi në kulmin e ekstremeve të temperaturave me siguri që këto shqetësime të lëkurës i ndjeni shpesh nëse vuani nga ekzema.
Si e ndikon i ftohti ekzemën?
Ka disa variante të ekzemës është ai i dermatitit alergjik dhe dermatitis irritues i shkaktuar nga kontakti me diçka që e acaron lëkurën. Gjatë dimrit ndodh shpesh që të kaloni ng ai ngrohti në të ftohtë dhe anasjalltas. Këto temperatura për lëkurën ndihen si ekstreme dhe reagimi i saj është i menjëhershëm. Kështu lëkura fillon të shfaqe ose përkeqësojë gjendjen e saj. Sikur të mos mjaftonte kjo, disa njerëz përjetojnë simptoma të përkeqësuara të ekszemës nga pluhuri rreth tyre.
Në dimër ambientet e mbyllura e të paajrosura mirë mund të kthehen në një problem. Një faktor tjetër ndikues është mungesa e vitaminës D gjatë dimrit, të cilën disa studime e kanë lidhur me përkeqësim të ekzemës. Gripi, infeksionet apo inflamacionet e ndryshme gjithashtu lidhen me dermatitin pasi sheqetësojnë sistemin imunitar në përgjithësi.
Çfarë duhet të bëni?
Edhe pse ndodhemi në dimër dhe i ftohti mund ta përkeqësojë gjendjen e lëkurës tuaj fare lehtë, duhet të bëni kujdes edhe nga ngrohja e tepërt. Evitoni tharjen e lëkurës dhe të ajrit nga ngrohësit e ambientit. Sigurohuni që shtëpia juaj të mos jetë e mbinxehur dhe blini paisje që mbajnë lagështinë në parametrat e duhura. Kur bëni dush, kini parasysh që uji duhet të jetë i vakët dhe jo i nxehtë dhe evitoni veshjet shumë të rënda.
Kjo pasi trupi drejsitet dhe mund të përjetoni irritime e përkeqësim të gjendjes.
Shoqata Kombëtare e Ekzemës në SHBA, këshillon të vishni disa shtresa me rroba duke bërë kujdes që këto materiale të jenë pambuk ose mëndafsh./AgroWeb