
E ftuar në “E Diell”, rradhën për të komentuar çiftin Luiz-Kiara e kishte ish-banorja e “Big Brother VIP”, Diola Dosta.
Diola e cila nuk qëndroi për shumë gjatë në reality show, u shpreh për çiftin se dashuria e tyre është reale, por duhet ti jepnin pak më shumë kohë njëri-tjetrit.
“Nuk e kam thënë asnjëherë që nuk e besoj dashurinë e tyre. Nuk është e vërtetë. Edhe kur kam qenë aty brenda e kam thënë që do doja që një mashkull të më shikon siç e shikon Luizi Kiarën. Këto janë të faktuara edhe me video”, u shpreh ajo.
“Kur kam dalë jashtë kam thënë që martesa e tyre është e shpejtuar se për të njohur gjërat e njëri-tjetrit duhet më shumë kohë. Unë nuk dyshoj në dashurinë, unë thjesht dua që çdo çift të ketë kohën për të njohur njëri-tjetrin”- tha më tej Diola.