ShowBizzz

“Diola në të njëjtin vend me…”/ Ronaldo ‘kap mat’ dy ish-banorët e BB VIP

Diola Dosti dhe Xhonatan Islami ishin aq të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, sa të shumtë ishin nga publiku që mendonin se mes tyre mund të lindte një romancë.

Por në një moment gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Diola i shpreh se Xhonin mund ta kishte vetëm shok, asgjë më shumë.

Së fundmi, Ronaldo Sharka ka bërë një postim të ‘dyshimtë’ në lidhje me dy ish-banorët e reality show-t. Gazetari ka vënë re faktin se ata të dy kanë qenë mbrëmë në të njëjtin vend.

TS Poll - Loading poll ...

“Diola në të njëjtin vend me Xhonatanin eee? Po fluturoje me parashutë? Ju kapa mat”, shkruan Sharka krahas postimeve të tyre në “Instastory” që vërtetojnë që po kanë qenë në të njëjtin vend.

Tashmë ndjekësit e tyre po pyesin nëse ata kanë qenë bashkë në këtë vend, apo ka qenë një rastësi.