LifeStyle

Disa arsye pse mund të jeni beqarë, sipas shkencës

Mund të jesh duke shijuar beqarinë, ose mund të jesh në kushtet jo të dëshiruara romantike, ndaj edhe ke mbetur “vetëm”

Ama, nëse do të dalësh nga ajo situatë dhe do të gjesh partnerin e duhur, si fillim duhet të zbulosh pse jeni vetëm. Shkenca thotë se arsyet kryesore janë këto:

Mbase ti nuk do të jesh i/e lidhur

Pavarësisht presionit të shoqërisë, ka disa njerëz që e shijojnë shumë beqarinë. Nëse e gjen veten te kjo listë, nuk të duhet të bësh asgjë për ta ndryshuar situatën.

Të njihesh me dikë nuk është prioriteti yt

Mbase je shumë i/e zënë. Mbase karriera po merr vëmendje më të madhe se çdo gjë tjetër. Nuk ka asgjë të keqe, por mund të ndodhë që të jesh duke përdorur gjithçka në përditshmëri si një shpërqendrim ndaj jetës romantike. Nëse është kjo ajo që po ndodh, duhet të marrësh masa dhe të rishikosh vendimet.

Frika e refuzimit

Po, dashuria mund të jetë e frikshme ndonjëherë. Të ndërmarrësh rreziqe, vjen bashkë me frikën e refuzimit. Duke qenë se truri dhe trupi ynë është i ndërtuar që të na mbrojë nga përsëritja e gabimeve, kur kemi përjetuar një zhgënjim, kemi tendencën të friksohemi për të mos e vënë veten në të njëjtën situatë.

Ti zgjedh partnerët e gabuar

Nëse ke përjetuar disa herë zhgënjime, le të themi që e ardhmja duket ca më e errët dhe beqaria shijon më shumë.

Probleme të pazgjidhura nga e shkuara

Mbase mund të kesh të bësh fëmijëri e rrëmujshme, apo adoleshencë e dhimbshme. Shkenca ka vërtetuar se e shkuara kthehet në barrë që të ndalon të shohësh qartë situatat e të tashmes dhe të marrësh vendime.

Je shumë tekanjoz/e

Gjithmonë gjen diçka që nuk shkon te personi që po të ngacmon. Askush nuk është mjaftueshëm i/e mirë për ty. E dije që ky mund të jetë problem i yti më shumë se i personit që po njeh? Marrëdhëniet dhe dashuria janë punë e vazhdueshme dhe perfeksioni nuk ekziston.