LifeStyle

Disa këshilla për të qenë sa më praktikë para se të niseni me pushime!

Shpëtove më në fund! Data e pushimeve po afrohet dhe ke filluar të ndjesh ankthin e organizimit të gjërave. Sa ndjesi motivuese dhe e dëshirueshme aq edhe mund të të stresojë nëse në kokën tënde ka një lëmsh e nuk di nga t’ja nisësh.

Duket e thjeshtë kur thuhet me fjalë, por qëndroni tek prakticiteti. Zbatoni rregullin: “pak dhe sakte” dhe është e sigurtë që pushimet do t’i shijoni më shumë.Si fillim do t’ju rekomandonim të bënit një listë që përfshin kategoritë në vijim:

1- Listë pazaresh

Çfarë valixheje do të të duhet për këtë udhëtim? Do të lëvizni me makinë me qira? Jeni brenda një resorti apo të lirë për të zbuluar aventura të reja nëpër trena?! Nëse është kjo e fundit ju duhet vetëm një çantë shpine dhe sa më pak veshje. Blini vetëm çfarë ju mungon dhe mos u tundoni nga çfarë shihni nëpër Instagram a TikTok. Shpërdorim parash. Ah, dhe IQOS-in nëse jeni përdorues. Do të jetë udhëtim i gjatëëëë!

2. Çështjet e buxhetit

Krijoni para se të niseni një buxhet të dedikuar për këtë udhëtim dhe ndajini veç. Planifikoni
disa aktivitete që do të donit të bënit gjatë pushimeve dhe përllogarisni shpenzimet për to.

3. Jepi prioritet gjërave me rëndësi

-Mes ideve të veshjeve apo përgatitjes së çantës së make up-it, mund të ndodhë padashje që të harrosh pasaportën. Epo s’duhet të ndodhë, prandaj jo vetëm që është gjëja e parë që duhet futur në çantë nëse do pushoni jashtë vendit, por hidhini një sy dhe afatit të skadencës. Bëni mirë të keni parë në avancë kompaninë e makinës që do të merrni me qira apo mjetet e tjera të transportit për të mos harxhuar kohë nga pushimi juaj.

-Një listë me vendet më cool për t’u vizituar do t’jua bënte edhe më të këndshëm qëndrimin.

-Çanta e vogël e shëndetit me medikamente është shumëëëë thelbësore, sidomos nëse keni fëmijë të vegjël me vete.

-Mos harroni karikuesin e telefonit , atë të IQOS-it, nëse jeni përdorues dhe të aparatit sepse siç thotë një shprehje “e famshme”: Nëse s’e shohim në IG, a kemi bërë vërtetë pushime?!