Të jetosh me një kafshë shtëpiake është një përvojë që vërtet të ndryshon jetën. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për përfitimet që sjell prania e një miku me gëzof. Pavarësisht sfidave në pastrimin e shtëpisë, pronarët e katërputroshëve janë mjaft të përkushtuar për t’u kujdesur për ta, prandaj janë gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve më praktike. Ne ju tregojmë disa këshilla, se si shtëpia juaj të jetë gjithmonë e pastër pavarësisht prapësive të kafshëve shtëpiake.
Mbani gjthmonë të pastër kafshët tuaja shtëpiake
Kujdesi për higjenën e kafshëve shtëpiake luan një rol shumë të rëndësishëm në mbajtjen pastër të hapësirave në shtëpinë tuaj. Veçanërisht në periudhën kur sezoni i rënieve të qimeve ka filluar dhe depërtimi i tyre nëpër sipërfaqe të ndryshme kthehet në shqetësim për secilin pjesëtar të familjes.
Për këtë, ju sugjerojmë pastrimin e kafshëve shtëpiake në mbrëmje mbas xhirove në park, duke eliminuar kështu përhapjen e papastërtive në të gjithë shtëpinë.
Gjithashtu, sigurohuni të përdorni për pastrimin e tyre shampo dedikuar për kafshë shtëpiake, pasi do të elimnoni kështu jo vetëm papastërtitë, por edhe aromat e pakëndshme.
Mos harroni të pastroni lodrat e katërputroshëve tuaj
Vendi i preferuar ku kafshët tuaja kalojnë më shumë kohë nuk duhet anashkaluar, jo vetëm për pastërtinë e shtëpisë, por edhe për shëndetin e kafshëve shtëpiake. Për më tepër, vendi ku ata flejnë dhe lodrat e tyre janë me rëndësi për të parandaluar edhe grimcat e imëta të pluhurit si poleni dhe myku, veçanërisht në stinën e pranverës, ku prania e alergjive është e lartë. Ekzpozimi i sendeve të kafshëve shtëpiake në diell apo në ajër të pastër eliminon aromat e pakëndëshme dhe parazitët.
Një fshesë e mirë me korrent është ajo që ju nevojitet
Kur keni një kafshë shtëpiake, një fshesë me korrent me cilësi të lartë është një nga mjetet më të domosdoshme. Pastrimi i çdo hapësire ju ndihmon të siguroheni që të gjitha pluhurat, papastërtitë, mbeturinat dhe alergjenët të eliminohen, duke pasur një shtëpi më të shëndetshme dhe më të pastër.
Për këtë, fshesa me korrent Samsung Bespoke Jet™, e cila ka një performancë të shkëlqyer është një zgjidhje ideale.
Me stacionin e pastrimit All-in-One Clean Station™ është më e lehtë ta mbani shtëpinë të pastër. Ai bën të gjitha punët e vështira, duke zbrazur në mënyrë efikase koshin e pluhurave nëpërmjet teknologjisë unike Air Pulse dhe duke karikuar automatikisht baterinë në të njëjtën kohë.
Sistemi i filtrimit me shumë shtresa 99,999% siguron që ajri në shtëpinë tuaj të jetë po aq i pastër sa dyshemeja. Ai kap 99,999% të pluhurave, ndërkohë që Jet Cyclone kap grimcat e imëta të pluhurit si poleni dhe myku.
Bespoke Jet™ ka një bateri me kapacitet të madh që mund të funksionojë deri në një orë, pavarësisht nga veçoritë e tij të avancuara. Duke përdorur teknologjinë unike të Samsung, bateria ruan 70% të performancës së saj fillestare deri në 500 cikle.
Dhe nëse jeni duke pyetur veten nëse pjesët apo filtrat e kësaj fshese magjike mund të lahen, atëherë përgjigjja është po. Ato mund të lahen dhe të mbahen të pastra.