Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët e Vushtrrisë se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të komunës.
Sipas njoftimit zyrtar, pa ujë do të mbeten banorët e fshatit Gojbulë, pjesë të Sllatinës si dhe zona e Vneshtave. Ndërprerja pritet të zgjasë nga orët e hershme të mëngjesit deri rreth mesditës.
Nga kompania bëjnë të ditur se shkak i kësaj ndërprerjeje janë punimet për pastrimin dhe dezinfektimin e rezervuarit në Vneshta, një proces i planifikuar për mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit.
Banorëve të zonave të prekura u rekomandohet të sigurojnë sasi të mjaftueshme uji për nevojat e tyre gjatë periudhës së ndërprerjes.
