LifeStyle

Disa mënyra si të krijoni njohje të reja pa aplikacionet e takimeve

Në ditët e sotme, ka shumë beqarë apo të rinj skeptikë për shanset e gjetjes së dashurisë në aplikacionet e takimeve. Rrjetet sociale duken si një hapësirë më e besuar në qasjen për krijimin e njohjeve të reja, pavarësisht dyshimeve, frustrimit apo pasigurive për personin që qëndron pas atij profili.

Por, ekspertët e takimeve thonë se shpesh duhet një “shkëndijë” e drejtpërdrejtë që dy njerëz që të krijojnë një romancë të vërtetë. Ja disa mënyra vërtet efikase:

#1 Jepni sinjale te miqtë dhe familjarët

Kjo është padyshim mënyra më e drejtpërdrejtë për të takuar dikë pa përdorur një aplikacion. Nëse ju nuk flisni hapur me miqtë, familjarët apo kolegët se jeni në kërkim të personit të duhur për të krijuar një lidhje të re, askush nuk do të kujdeset që t’ju japë sugjerime apo t’ju afrohet.

#2 Ndiqni kurse të ndryshme

Nëse keni pasione të veçanta, si fotografia, gatimi, piktura etj, ju mund t’i bashkoheni grupeve që kanë interesa të përbashkëta me ju. Një ekspozitë në qytet, një kurs për gjuhët e huaja, të gjitha janë shanse ideale për të takuar njerëz me qasje të njëjta me ju.

#3 Bashkohuni me një klub librash

Takimet e librit janë një terren i mirë për të ndarë opinione të përbashkëta rreth botimeve të reja, autorëve të preferuar, por aty mund të njihni edhe personin me të cilin mund të lindë një shkëndijë ndjenjash.

#4 Konferencat dhe mbledhjet online

Ndoshta, një romancë në zyrë nuk është ideja më e mirë për nisur një lidhje të re. Por, pjesëmarrja në një konferencë ose në mbledhjet virtuale në Zoom janë pse jo një ide e lezetshme.

#5 Blini ushqime gjatë javës

Mos prisni fundjavën për të mbushur frigoriferin. Mund të dilni gjatë ditëve të javës nëpër supermarkete apo në vende ku blihen fruta dhe perime të freskëta, e nëse shihni një person tërheqës që si ju po blen produkte ushqimore, pse jo mund të “hidheni në sulm”.

#6 Punë vullnetare

Përfshihuni në një kauzë për të cilën jeni të pasionuar. Jo vetëm që do të jetë kuptimplotë si qasje, por është gjithashtu një mundësi për t’u lidhur me dikë që ka vlera dhe ideale të njëjta me tuajat.

#7 Shkoni në bare ose restorante

Njerëzit janë mësuar aq shumë të komunikojnë përmes pajisjeve elektronike saqë kanë harruar se si të flasin apo bisedojnë drejtpërdrejtë. T’i afrohesh dikujt në një bar apo restorant sigurisht kërkon shumë vetëbesim, por edhe guxim. Por, kjo kurajë mund t’ju çojë aty ku duhet me një partner/e të re.