A e keni vënë re që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca? Nuk është imagjinatë, përkundrazi, është e konfirmuar nga specialistët.
Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse djersitni shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor.
Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut.
Një studim i Journal of Medical Entomology zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0.
Poashtu, nëse pini birrë, përgatituni të pickoheni fort. Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat.
Mënyra më e thjeshtë për t’u mos u pickuar, ndonëse pak e parehatshme gjatë ditëve të nxehta është që të vendosni një mburojë në lëkurën tuaj.