Sado ta themi me bindje, nuk e njohim 100% veten. Ne jemi qenie dinamike dhe ndryshojmë në varësi të rrethanave, traumave, sjelljeve të mësuara nga familja dhe shoqëria dhe një sërë faktorësh të tjerë.
Por, për ta njohur edhe më mirë veten, është e rëndësishme që t’i bëjmë asaj pyetjes dhe sigurisht, të përgjigjemi sinqerisht. “Të pyesësh veten të ndihmon të kesh më shumë kontroll mbi jetën tënde”, shprehet Amy Kind, profesore filozofie dhe drejtuesja e kërkimeve për sjelljet njerëzore në “Claremont Mckenna”.
Nëse je gati që ta njohësh veten më mirë, ja ku e ke një listë të gjatë pyetjesh:
Sa e gjatë është për ty “e tashmja”?
Cili është momenti kur je ndjerë super i/e motivuar?
Nëse do fitoje tani llotarinë, ç’do bëje?
Nëse nuk do e dije moshën tënde, sa vjeç do të mendoje se je?
Punon për të jetuar apo jeton për të punuar?
Dashuron apo urren më fort?
Cilën do të zgjidhje: Të humbje të gjitha kujtimet që ke krijuar deri tani, apo të mos krijoje kurrë të reja?
Si e mat suksesin?
Nëse do e nisje jetën nga e para, mendon se do të ishe në të njëjtën pikë që je tani?
Cila është ajo gjë që e bën ndryshe nga çdokush tjetër që njeh?
Cila është puna e ëndrrave të tua?
Cilin zakon do të doje të lije pas?
Si i ke raportet me përkushtimin?
Cila është ëndrra që të ka mbetur në mendje?
Cila është pyetja që do të doje që të ta bënin më shpesh?
Nëse do pije kafe me një person, i gjallë apo i vdekur, cili do të ishte?
Mendon se jetojmë në një stimulim? Pse?
Mendon se ti e kontrollon teknologjinë, apo ajo ty?
Mendon se një moment mund të të ndryshojë gjithë jetën?
Ku qëndron e bukura: Te personi që e sheh, apo te sendi/personi që e ka?
Beson në fat? Mendon se njeriu s’mund t’i shmanget fatit?
A beson tek alienët?
Kush e vendos se ç’është e drejta dhe e gabuara?
Cila është zgjedhja më e mirë: Të jesh një peshk i madh në një akuarim të vogël, apo një peshk i vogël në oqean?
A ekziston e vërteta apo është subjektive?
Nëse e qara nuk do të etiketohej si “dobësi”, a do e bëje më shpesh?
Si mund ta përshkruash nënën tënde?
Po babin?
Si silleshin prindërit me ty kur bëje gabim?
Cila është cilësia më e mirë që ke?
Po dobësia më e madhe?
Cili është kujtimi që të ka ndryshuar si njeri?
Kush kujdesej për ty?
Si mendon, cili është kuptimi për jetën?
Kur je ndjerë më shumë mirënjohës/e?
A ekziston e mira dhe e keqja?
Ç’do bëje nëse nuk do kishe frikë nga dështimi?