Jemi në sezonin e Bricjapit, ndaj nuk ndalojmë dot së thëni se sa fantastike është kjo shenjë, apo së treguari personalitetin e Bricjapit përmes meme-ve. Mbi të gjitha, janë ca situata që vetëm një Bricjap i kupton dhe ne po i listojmë:
Njerëzit tregojnë sa ambicie kanë dhe Bricjapi mundohet shumë të mos u qeshë në fytyrë – Më fal, a e kupton që po flet me një makineri lekësh që ka vetëm një qëllim: Të jetë gjithnjë shenja e parë në çdo gjë!
Nuk e surprizon/ mahnit asgjë – Praktikisht, mund t’i tregosh bebin ose qenushin më cute në botë dhe të presësh qoftë edhe një mimikë, por s’është rasti i Bricjapit.
I vetmi moment kur Bricjapi do të shfaqë emocione është nëse do të bëjë një performancë të vlefshme për Oscar – “Ç’janë ndjenjat?” pyet me sinqeritet një Bricjap.
Veç Bricjapi mund ta gjejë një gënjeshtar në një turmë me miliarda njerëz – Ta themi troç! Nëse Julius Caesardo të ishte Bricjap do e kishte marrë vesh me kohë se Bruti do t’i ngulte thikën pas shpine.
Nuk ka fare interes që të jetë qendra e vëmendjes – E pason te Luani.
Niveli i sarkazmës së një Bricjapi prek stratosferën – Është një dhunti dhe pikë.
Bricjapi është shenja që nuk jeton dot pa sarkazmë dhe nëse gjen dikë po aq sarkastik sa ai, epo, thjesht e respekton pafund.
Nuk i intereson fare nëse e ftojnë apo jo në një festë – Bricjapi është mirë gjithsesi. Një gjë kaq e vogël nuk do të ndikojë kurrë te kjo shenjë.
Shumë njerëz janë të lumtur kur festojnë, kërcejnë, pinë alkool etj, ndërsa Bricjapi kur arrin të mbyllë një projekt – Mund të themi se gjithçka është çështje perspektive.
Shkon mirë me këdo, por ka vetëm 2-3 miq – Motoja e Bricjapit? “Pak e saktë”.