Kandidatja për deputete nga lista e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Albena Reshitaj ka folur edhe për deklarimet e Osmanit që ka thënë se Kurti ka folur vetëm në një dhomë me Lajçakun e Vuçiqin duke ngritur dyshime për çështje e bisedimeve.
Ajo ka thënë se nëse bëhet deputete do të propozoj formimin e një Komisioni hetimor parlamentar ku do të kërkohet nga Kurti të sjellë transkriptet e bisedimeve të zhvilluara.
“Nëse marrë besimin qytetarë po premtoj se do të kërkojë që të formohet në një komision hetues parlamentar, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe t’i kërkohet kryeministrin të Kosovës të na i sjellë të gjitha transkriptet e takimeve që ai ka bërë të mbyllura apo të hapura në interes apo jo të Republikës së Kosovës. Kjo kishte me qenë mënyra më e mirë për të sqaruar gjithë këtë”, ka thwnw ajo në emisionin “InfoNata” nw Twvw1.
Reshitaj ka folur edhe për atë që Osmani është propozuar kandidate për presidente, pavarësisht se nuk e kishte mbështetjen e deputetëve edhe për një mandat pas përfundimit të mandatit.
Ajo ka thënë se qytetarët e shohin ende presidente Osmanit.
“Qytetari ende e sheh presidente Vjosa Osmanin në krye të shtetit. Jo si emër i përveçëm por si person që ka bërë punë të mirë për vendin ku do që ka qenë. Kosovës i është bërë një dëm, një padrejtësi për shkak të lojërave politike dhe padrejtësitë duhet të kthehen në drejtësi. Është krejt normal të kandidohet me kandidat për kryeministër dhe president”, ka thënë Reshitaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
