Lajme

Distria kalon në finale të Parisit, siguron medalje

Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Grand Slamin e Parisit, pasi është kualifikuar në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në xhiron e parë, Krasniqi ishte e lirë, ndërsa në xhiron e dytë e mposhti me Ippon francezen Alicia Marques.

Për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ajo e mposhti brazilianen Larissa Pimenta, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj francezes Amandine Buchard, duke siguruar kështu finalen.

Krasniqi i ka tetë medalje në Grand Slamin e Parisit dhe një tjetër olimpike po në Paris, ndërsa sot synon ta fitojë të dhjetën.

Moneytizer Paragrafi 4




Të Ngjashme