Lajme

Dita Botërore e Parandalimit të V*të vr*sjeve

Vetëvrasja është një sfidë e madhe e shëndetit publik, me më shumë se 700 mijë vdekje çdo vit globalisht, sipas të dhënave të OBSH-së.

Çdo vetëvrasje ka pasoja të gjera sociale, emocionale dhe ekonomike dhe prek thellë individët dhe komunitetet në mbarë botën.

Tema trevjeçare për Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve për 2024-2026 është “Ndryshimi i Narrativës mbi Vetëvrasjen” me thirrjen për veprim “Filloni bisedën”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e reduktimit të stigmës dhe inkurajimin e bisedave të hapura për të parandaluar vetëvrasjet.

Ndryshimi i narrativës për vetëvrasjen ka të bëjë me transformimin e mënyrës sesi e perceptojmë këtë çështje komplekse dhe kalimin nga një kulturë e heshtjes në një kulturë mirëkuptimi dhe mbështetjes. Ajo po ashtu kërkon avokimin e politikave që i japin përparësi shëndetit mendor, ngritjen e qasjes në kujdes dhe ofrojnë mbështetje për ata në nevojë.

Çdo bisedë, sado e vogël, kontribuon në një shoqëri mbështetëse dhe mirëkuptuese. Duke nisur këto biseda jetike, mund të thyejmë barrierat, rrisim ndërgjegjësimin dhe krijimin e kulturave më të mira të mbështetjes.

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve (WSPD) është themeluar në vitin 2003 nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ajo synon të përqendrojë vëmendjen në këtë çështje, duke dhënë një mesazh të veçantë se vetëvrasjet janë të parandalueshme./kp