Lajme

“Dita e enjte dhe e premte me temperatura të larta”/ Meterologia Porja: Si do të jetë moti këtë javë

Meterologia Lajda Porja ka zbuluar se dita e sotme (e hëna) ka nisur me vranësira të denduara shiu në pjesën më të madhe të territorit, duke sjellë dhe reshje të pakta shiu kryesisht në zonat veri-perëndimore dhe zonat qendrore, përfshirë dhe kryeqytetin. Në fakt në pjesën e dytë të ditës, parashikohet që të kemi mbizotërim të kthjellët, megjithatë lagështirat do të jenë të larta në ajër. Temperaturat sot të jenë 33 gradë.

Sa i përket motit gjatë javës, ajo ka deklaruar: “Që nga dita e martë dhe të paktën në fundjavë, do të jemi në ndikimin e motit të nxehtë, për shkak se do të jemi nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga Afrika, të cilat kanë përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit, ku temperatura shumë të larta do të përjetojë dhe territori shqiptar. Parashikohet që herë pas here në zonat malore, juglindja dhe verilindja do të kenë reshje të pakta shiu”.

Ndërsa temperatura të larta parashikohen ditën e enjte dhe të premte, ku maksimalja do të ngjitet 37 Gradë, kryesisht në qarkun e Elbasanit, Gjirokastër, Berat. Ndërkohë, zonat malore do të jenë nga 28 deri në 30 gradë, edhe vija bregdetare nga 32 në 33 gradë në Sarandë dhe Ksamil./abcnews.al