ShowBizzz

Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur shqipen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka përcjellë mesazhin se gjuha shqipe duhet ruajtur dhe përcjellë brez pas brezi, njofton Klankosova.tv.

“Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare! Faleminderit për këtë video-mesazh nxënësve e mësuesve të shkollës 9-vjeçare ‘Selim Alliu’ në Peshkopi, që është edhe shkolla fituese aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe!”, shkroi presidenti shqiptar.

Të Ngjashme