Histori

Dita e Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë angazhimin për të mos harruar kurrë

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar miliona viktimat e pafajshme të vrara dhe të persekutuara.

Në një postim në “X” ajo ka theksuar se nderojmë kujtimin e tyre dhe ripërtërijmë angazhimin për të mos harruar kurrë të kaluarën

“Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit , ne kujtojmë miliona viktima të pafajshme të vrarë dhe të persekutuar gjatë Holokaustit. Ne nderojmë kujtimin e tyre dhe ripërtërijmë angazhimin tonë për të mos harruar kurrë të kaluarën dhe për t’u ngritur kundër të gjitha formave të urrejtjes, sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Osmani. 

Ndryshe, sot pesidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha, vendosën kurorë me lule pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, e cila ishte pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës. 

Të Ngjashme