4 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Vetëdijësimit ndaj Minave dhe Ndihmës në Aksionet Humanitare për largimin e tyre.
Sa i përket punës në terren të ekipeve të deminimit, që veprojnë në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vendi vazhdon të mbetet një storje suksesi në rajon dhe më gjerë në pastrimin e hapësirave të minuara.
Sipas të dhënave, afro 20 mijë mjete të tilla sosh janë çaktivizuar, duke mos vënë në rrezik qytetarët në mbarë vendin.
Këto mjete vdekjeprurëse prej kohësh rrezikojnë zonat e prekura nga konfliktet e armatosura.
Në Kosovë, misioni për largimin e tyre kryhet me sukses nga Kompania e Deminimit e FSK-së.
Investimi në veprimet kundër minave nuk është vetëm çështje sigurie, por edhe një hap i domosdoshëm drejt zhvillimit dhe stabilitetit afatgjatë.
