Dita Ndërkombëtare për Përfundimin e Fistulës Obstetrike, 23 maj, shënohet sot në botë për të rritur ndërgjegjësimin në një përpjekje për t’i dhënë fund një dëmtimi shkatërrues që mund të ndodhë gjatë lindjes kur shërbimet mjekësore nuk janë të disponueshme.
Fistula obstetrike është një dëmtim shkatërrues, por plotësisht i parandalueshëm dhe, në shumë raste, i shërueshëm gjatë lindjes së fëmijëve. Ajo i lë gratë dhe shumë vajza të papërmbajtura dhe shpesh të stigmatizuara, të abuzuara dhe të izoluara nga familjet dhe komunitetet.
Të paktën dy milionë gra dhe vajza jetojnë me këtë sëmundje dhe çdo vit ndodhin 50 mijë deri në 100 mijë raste të reja.
Në vitin 2018, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për t’i dhënë fund deri në vitin 2030.
Përfundimi i fistulës globalisht kërkon udhëheqje të fortë politike, ndërhyrje strategjike dhe urgjente, rritje të konsiderueshme të burimeve dhe forcimin e bashkëpunimit midis qeverive, partnerëve, shoqërisë civile, ofruesve të kujdesit shëndetësor, grave dhe komuniteteve.
Gjatë dy dekadave të fundit, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë ka mbështetur njëqind e dyzet mijë operacione të riparimit të fistulave, mbi dymbëdhjetë mijë gra dhe vajza morën mbështetje për riintegrimin social midis periudhës dymijë e tetëmbëdhjetë deri në dymijë e njëzet e tre.
