FermaVIPShowBizzz

Ditea flet me emra, tregon fermeren që nuk e duron dot: Kur flet ajo, unë dal jashtë

Në “Ferma VIP” kanë nisur edhe diferencimet e para.

Përveç miqësive që janë krijuar, ka edhe mospëlqime mes fermerëve.

Ditea Berisha, në një bashkëbisedim me Albanon dhe Dijonisin ka thënë se këngëtarja Xhesika Polo e bezdis dhe nuk e duron dot.

Ajo shtoi se kur flet Xhesika, ajo del jashtë, sepse nuk ka formë tjetër për ta shmangur. Ndërsa në rrethana të tjera, nëse do të ishin jashtë ambienteve të “Ferma VIP”, blogerja shpreh bindjen se nuk do ishin takuar kurrë.

Ka ditë që më bezdis Xhesi. Thjesht rri jashtë dhe nuk e dëgjoj fare. Nuk do kisha patur ndonjë herë kontakt me Xhesin. Nuk rri me njerëz që më prishin qetësinë dhe gjërat e mia jashtë. Ndërsa këtu nuk ke çfarë bën dhe do rrish. Kur ajo bën shumë zhurmë brenda dhe më bezdis, dalë jashtë”, tha Ditea.