Lajme

Ditëlindja e LDK-së, Abdixhiku: 36 vjet guxim e qëndrueshmëri ndaj idealeve të demokracisë

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu i saj, Lumir Abdixhiku tha se gjithë këto vjet janë guxim e qëndrueshmëri ndaj idealeve të demokracisë për fatin e gjithë kombit.

Në ceremoninë e këtij përvjetorit të 36-të, Abdixhiku po ashtu tha se po nderohen figurat e LDK-së që themeluan shtetin, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

“Janë 36 vjet guxim e qëndrueshmëri ndaj idealeve të demokracisë për fatin e gjithë kombit tonë. Me këtë pjesëmarrje nderojmë figurat e LDK-së që themeluan shtetin. 36 vjet më parë në një atmosferë represioni një grup misionar ëndërruan të guxojnë për demokracinë dhe pavarësinë në krye të së cilës qëndronte ati themeltar i shtetit doktor, Ibrahim Rugova. Urime kjo festë edhe për ty kryetari i dytë i LDK-së, Famir Sejdiu”, tha ai.

Pos tjerash, i pari i LDK-së tha se e shkuara e partisë së tij është e lavdishme, derisa e ardhmja është ende e padefinuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Njëkohësisht ai goditi qeverinë në detyrë, duke thënë se për shkak të saj, vendi po mbetet peng.

“LDK udhëhoqi rrugëtimin tonë për shtetësi, në këtë mision historik udhëhoqi me institucionet e reja në Kosovë me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në qendrat botërore dhe krijimin e aleancave botërore. Tre dekadat e para u ndërtuan me sakrificë nga pjesëtarët e LDK-së andaj i nderojmë të gjithë edhe ata që u flijuan për lirinë e vendet nderojmë të gjitha strukturat e LDK-së. E shkuara e LDK-së është e lavdishme e ardhmja jonë është e padefinuar”.

“Në njërën anë populli ynë udhëhiqet nga populistë që kanë gjymtuar vendin. Potenciali ynë është peng kjo po na mban në të shkuarën është koha t’i lëmë ata në të shkuarën dhe ne të vazhdojmë të ardhmen”, tha Abdixhiku.