ShowBizzz

Ditëlindja e Poem ‘bën bashkë’ Sarën dhe Ledrin

Poem Blu, vajza e ish-çiftit të njohur, Sara Hoxha dhe Ledri Vula, po feston sot ditëlindjen e saj të 5-të.

Dhe për këtë datë të veçantë, si Sara ashtu edhe Ledri kanë ndarë urime emocionuese në rrjetet sociale, duke treguar dashurinë e tyre të madhe për të.

Moneytizer Paragrafi 2

Sara ka shpërndarë një pamje nga festa private, ku shfaqej një korridor i dekoruar me tullumbace të bardha dhe bezhë, si dhe një tullumbace të madhe që formonte numrin “5”.

Bashkëngjitur fotos, Sara shkroi një dedikim të ndierë: “Pesë vite duke të dashur ty. Me gjithë zemrën time”, duke theksuar thellësinë e lidhjes me vajzën e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga ana tjetër, Ledri zgjodhi një mënyrë simbolike për të shënuar këtë ditë. Ai postoi një foto të një bube fati.

Sipas postimit të tij, ky mik i vogël e vizitoi pak pas mesnatës, duke i dhënë një kuptim të veçantë. Mesazhi i Ledrit ishte i shkurtër por i dashur: “Minuta pas 00:00, ky mik i vogël erdhi për të më vizituar. 5 Poi”.

Screenshot

Screenshot



ks