Në ditën e saj të veçantë, Filloreta Balaj-Elezi feston jo vetëm ditëlindjen, por edhe një rrugëtim të jashtëzakonshëm suksesi. Së fundmi, biznismenja tashmë e njohur ishte edhe imazhi i ballinës së revistës sonë “Kosovarja”, një vlerësim i merituar për arritjet e saj.
Si REALTOR® në eXp Realty në Miçigan, Filloreta ka ndërtuar një karrierë mbresëlënëse, me mbi 110 milionë dollarë shitje totale dhe 23 milionë dollarë brenda një viti. Ajo është renditur si agjentja numër një në Miçigan dhe është nderuar me titullin prestigjioz “ICON Agent”.
Nga një realitet i vështirë drejt majave të suksesit në Amerikë, Filloreta mbetet një shembull frymëzimi për shumë gra e vajza. Sot, e rrethuar nga familja dhe miqtë, ajo feston ditëlindjen mes urimeve të shumta dhe sukseseve që vazhdojnë.

View this post on Instagram
