ShowBizzz

Divat bëjnë matchy-matchy, Valdrin Sahiti vesh Beyoncé-n si Elvana Gjata

Ai është pa diskutim një nga stilistët shqiptarë më të njohur jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe më gjerë, aq sa mund të themi pa frikë se është nga të paktët që po shkruan emrin e tij me germa të arta në botën e modës.

Valdrin Sahiti është kthyer kësisoj në të preferuarin e VIP-ave nga të gjitha anët e botës. 36-vjeçari është kujdesur disa herë për veshjet e Beyoncé në daljet e saj publike.

Së fundmi ajo është shfaqur në një nga koncertet që ka mbajtur së fundmi në Miami për turin e saj botëror ‘Renaissance’ me një veshje që na u duk familjare. E dini kujt ia kemi parë tjetër veshur? Elvana Gjatës. në koncertin e saj në stadiumin “Air Albania” që mbajti pak javë më parë.

Bëhet fjalë për një fustan të zi me dekoltenë në formë U-je dhe puplat e bardha të hedhura mbi supe, si një shall i madh. Beyoncé zgjodhi vetëm një ndryshim nga Elvana, duke e mbajtur fustanin e saj në formë ‘body’, kurse Elvana e kishte të gjatë deri në fund të këmbëve. Pavarësht këtyre detajeve një gjë është e sigurt: DY DIVAT SHKËLQEJNË ME KËTË KRIJIM TË VALDRINIT.