ShowBizzz

Divorci me bashkëshortin pas tradhtisë, Alma Bektashi: Ai është inekzistent për mua dhe fëmijët e mi

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi e ndarë tashmë prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj, Sokol Stafa për shkak të një tradhëtie nga ana e këtij të fundit, thotë se babai i fëmijëve të saj është inekzistent në jetën e saj.

Ndonëse kanë kaluar dy vite, tema e ndarjes është e pashmangshme. Megjithatë Alma nuk preferon të ndalet tek divorci i saj ndërsa kur u pyet në një intervistë në Klan Kosova tha se “nuk do të fliste për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën e saj dhe të fëmijëve.”

“Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Jam një nënë që i përkushtohem fëmijëve të mi, kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet. Ajo që më shqetëson më shumë tek femrat e divorcuara është që s’kanë mundësinë, nuk gjejnë përkrahje as tek familja, as tek njerëzit që i rrethojnë. Askund, është edhe në kulturën tonë. Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërit. Ju e keni parë gjithmonë linin pesë, gjashtë apo shtatë femra vetëm për të dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë të rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, tha ajo.