ShowBizzz

Dj Dagz e ka veç një fjalë për Dj Gimbon

 

Big Brother VIP Albania ka hyrë në një fazë dinamike, ndërsa një nga emrat që po merr vëmendje është Dj Gimbo, i njohur si DJ i Gjestit.

Ai po vazhdon qëndrimin në shtëpinë më të famshme në vend, ku ka krijuar një marrëdhënie të afërt me konkurrenten tjetër, Selin.

Mbështetja për të nuk ka munguar as nga jashtë. Ish-banori i këtij formati, Dj Dagz, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke treguar hapur përkrahjen e tij për Gimbon, shkruan “Kosovarja”.

Në postimin e publikuar, Dagz e ka quajtur Gimbon “Loqkaman”, një fjalë e vetme që është interpretuar si shenjë afërsie dhe mbështetjeje për rrugëtimin e tij në lojë.

Të Ngjashme