
Mbrëmjen e kaluar, Dj Benito, i cili së fundmi është kthyer ndër Dj më të komentuar, bëri një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku ndër të tjera, u pyet nëse do të jetë një nga banorët e sezonit të tretë të “Big Brother Vip” .
Ai ka dhënë një përgjigje për këtë, ku është shprehur se nëse do merrte pjesë, fitoren do e kishte të sigurt, dhe jo vetëm për një sezon por për tre sezone rresht.
“A t’ju them një gjë të bukur. A e dini ju se nëse futem tre vite rresht në BBV, të treja vitet i fitoj. Po të dua. Ngaqë e di që do e fitoj nuk kam sadisfaksion. Nuk do futem por që do e fitoj, nuk bëhet fjalë fare”, tha ai.
lokimagazine