ShowBizzz

DJ PM, Dagz, Lumi B, Majk dhe Zaza më 8 qershor sjellin bashkëpunimin e tyre të ri

Artistët shqiptarë gjatë kësaj kohe kanë lansuar një sërë këngësh të reja, e disa prej tyre po vazhdojnë të bëjnë paralajmërime.

Kjo pasi ndodhemi shumë afër verës dhe projektet ritmike nuk mund të mungojnë gjatë kësaj kohe.

Së fundmi një këngë e re është njoftuar nga DJ PM, Dagz, Lumi B, Majk dhe Zaza.

Të njëjtit kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se po bëhen gati për një bashkëpunim.

“Sevdali” siç është zbuluar përmes rrjeteve sociale pritet të publikohet më 8 qershor.

“08 qershor ora 17”, ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit të shpërndarë në Instagram.

Dueti i tyre vlen të ceket se është realizuar nga produksioni i njohur nga Prizreni, XL Films. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Gumnishta (@dj_dagz)