204
Familja e Afrim Bunjakut po pret vizitorë të shumtë, të cilët po u shkojnë për vizitë, në njëvjetorin e rënies së heroit.
E viztorët e shumtë po i pret djali i Afrim Bunjakut Jetlumi, i cili i ka hapur sot dyert e shtëpisë, në njëvjetorin e rënies së babait.
Djali i heroit këtë mëngjes ishte kujdesur të vishej bukur dhe para shtëpisë së tij të priste mysafirët. Sot ai priti dhe krerët e shtetit, kryeministrin Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Ndryshe, mbi shtëpinë e Bunjakut e cila sot po pret shumë vizitorë, janë vendosur edhe flamurë. E flamurë të shumtë janë vendosur dhe në tërë fshatin Samadrexhë vendlindjen e Afrim Bunjakut, e cila sot po e kujton heroin e tyre, i cili ra heroikisht një vit më parë.